iTranslate.info
home
portfolio
portfolio
samples
clients
 
 
 
 
 
English
What is the XXX photo cartridge?
The XXX 16 photo print cartridge is a tri-chamber print cartridge. It contains a lighter shade (low dye-load) of magenta ink, a lighter shade (low dye-load) of cyan ink, plus a full dye-load of dye-based black ink. It produces smaller ink drops than the current color and black print cartridges.

When should the XXX photo print cartridge be used?
Whenever high quality color images are printed.
The XXX photo print cartridge should not be used when printing a page of black text as it contains dye-based black ink rather than pigment-based black ink. This would have an adverse effect on print quality. Print speed would also degrade as the black cartridge has 48 nozzles to produce black ink drops while the XXX photo print cartridge has only 16 nozzles to produce black ink drops. Also, the cost per page would dramatically increase because the XXX photo print cartridge would quickly run out of black ink.
When color images and black text are combined on the same page, the user must decide whether to optimize the black text by using the black cartridge or the color image by using the XXX photo print cartridge.

Maintenance of the cartridge:

Do:
Keep print cartridges sealed in the original packaging until ready to use. Ink can evaporate through the nozzles and through the plastic print cartridge body, reducing print cartridge life. Print cartridges have a longer life when sealed in the packaging.
After opening a print cartridge, store it in the printer in the "home position" to help prevent ink from drying out in the nozzles. This will minimize the risk of contamination with airborne dust particles.
Press the power button to turn off the printer rather than unplugging the printer or powering the unit off via a surge protector.
Store print cartridges at room temperature.
Store unopened print cartridges in an upright position.

Do not:
Do not cut power to the printer without turning off the power button. Pressing the power button caps the print cartridge in the service station, preventing ink from drying in the print cartridge nozzles.
Do not re-tape the print cartridge if you remove it from the printer. If you must remove a print cartridge, store it at room temperature in a rigid sealed plastic container. Make sure that the nozzles on the bottom of the print cartridge don't touch the side of the container.
Do not store an unopened print cartridge on its side for long periods of time
  Albanian
Çfarë është fisheku XXX për printimin e fotove?
Fisheku XXX 16 për printimin e fotove është një fishek printeri me tre ndarje. Ai përmban një nuancë të lehtë (mbushje të pakët ngjyruesi) boje të purpurt, një nuancë të lehtë (mbushje të pakët ngjyruesi) boje të kaltër, plus një mbushje të plotë me bojë të zezë me bazë ngjyruesi. Ai prodhon pika më të vogla boje sesa fishekët e printimit me ngjyra dhe me bojë të zezë që janë në qarkullim.

Kur duhet të përdoret fisheku XXX për printimin e fotove?
Sa herë që printohen imazhe me ngjyra me cilësi të lartë.
Fisheku XXX për printimin e fotove nuk duhet të përdoret kur printohet një faqe me tekst me ngjyrë të zezë duke qenë se përmban bojë të zezë me bazë ngjyruesi në vend të bojë së zezë me bazë pigmenti. Kjo do të kishte ndikim negativ në cilësinë e printimit. Gjithashtu, do të ngadalësohej shpejtësia e printimit duke qenë se fisheku i bojës së zezë ka 48 vrimëza për prodhimin e pikave të bojës së zezë, ndërsa fisheku XXX për printimin e fotove ka vetëm 16 vrimëza për prodhimin e pikave të zeza. Gjithashtu, do të rritej në mënyrë të konsiderueshme kostoja për faqe duke qenë se fisheku XXX për printimin e fotove do ta konsumojë shpejt bojën e zezë.
Kur në të njëjtën faqe kombinohen imazhe me ngjyra dhe tekst me ngjyrë të zezë, përdoruesi duhet të vendosë nëse do t’i japë përparësi tekstit me ngjyrë të zezë duke përdorur fishekun e ngjyrës së zezë apo imazhit me ngjyra duke përdorur fishekun XXX për printimin e fotove.

Mirëmbajtja e fishekut:

Duhet:
Mbajini fishekët e printerit të mbyllur brenda paketimit origjinal deri kur të jenë gati për përdorim. Boja mund të avullojë nëpërmjet vrimëzave dhe nëpërmjet trupit plastik të fishekut të printerit, duke ulur jetëgjatësinë e fishekut të printerit. Fishekët e printerëve kanë jetëgjatësi më të madhe kur janë të mbyllur brenda paketimit.
Pas hapjes së fishekut të printerit, ruajeni atë brenda në printer, në “pozicionin fillestar" në mënyrë që të pengoni tharjen e bojës në vrimëza. Kjo do të minimizojë rrezikun e ndotjes nga grimcat e pluhurit në ajër.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur printerin në vend që ta stakoni printerin ose të ndërprisni energjinë nëpërmjet stabilizatorit.
Ruajini fishekët e printerit në temperaturë dhome.
Ruajini fishekët e pahapur të printerit në pozicionin vertikal.

Nuk duhet:
Mos ndërprisni energjinë elektrike pa fikur më parë butonin e ndezjes/fikjes. Duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes mbulohet fisheku i printerit në pozicionin e shërbimit, duke parandaluar kështu tharjen e bojës në vrimëzat e fishekut të printerit.
Nëse hiqni fishekun e printerit nga printeri, mos ia rivendosni shiritin. Nëse ju duhet të hiqni një fishek printeri, ruajeni në temperaturë dhome në një mbajtëse të mbyllur plastike. Sigurohuni që pikat në fund të fishekut të printerit të mos prekin faqet e mbajtëses.
Mos e ruani fishekun e pahapur të printerit për periudha të gjata kohe të mbështetur në njërën anë.
© 2008 - 2010 shpata.com